300 burra myslimanë rrahin gruan e krishterë në Egjipt NULL NULL 04.08.2016 10:38 04.08.2016 10:38 Një grua 70 vjeçare e krishterë është zhveshur lakuriq e më pas është rrahur nga 300 burra në një fshat në jug të Egjiptit. Turma e burrave gjithashtu dogji shtatë shtëpi të familjeve krishtere pas disa thashethemeve që në këtë fshat nj burrë i krishterë kishte filluar një lidhje dashurie me një grua myslimane. Kjo dhunë ka zgjatur dy orë deri në intervenimin e policisë, transmeton Klan Kosova. Gruaja e cila u rrah raportohet se është nëna e djalit që ka filluar lidhjen e dashurisë me vajzën myslimane. Ekspertët vlerësojnë se ky rast tregon edhe njëherë për tensionin që ekziston në mes të dy religjioneve në provincën e Kajros.