30 vjet dashuri, Naser Berisha me fjalë unike për bashkëshorten NULL NULL 09.01.2025 08:48 09.01.2025 08:48 Këngëtari i njohur, Naser Berisha dhe bashkëshortja e tij, Lirija, po festojnë 30 vjet martesë. Për këtë ditë të veçantë, artisti zgjodhi disa fotografi për t’i ndarë me ndjekësit në Facebook, përmes së cilave i tregoi gruas se sa e rëndësishme është ajo për të, njofton Klankosova.tv. “30 vite bashkë…Ti je zemra e çdo kujtimi që më bën të ndihem gjallë. Pa ty, do te isha vetëm një Naser diku ne askund! Të dua”, ka shkruar Berisha. Urime!