2po2 po lë “Testament”, a po largohet nga muzika? (VIDEO) NULL NULL 01.11.2025 23:11 01.11.2025 23:11 Pas disa viteve larg muzikës, 2po2 nuk u rikthye vetëm me një projekt muzikor, por me një album të plotë. Albumi mban emrin “Testament” dhe përfshin 18 projekte muzikore, disa bashkëpunime e disa të tjera ku 2po2 vjen solo, transmeton Klankosova.tv. Për një projekt kaq të madh e me kaq shumë këngë, padyshim është dashur shumë kohë, punë dhe përkushtim. Në një intervistë një vit më parë, 2po2 kishte thënë se do të sillte një album të fundit në muzikë. Në mesin e tetëmbëdhjetë këngëve, padyshim ka edhe një që 2po2 e ka më për zemër. Kënga “Prishtinali” është një ndër projektet që e ka identifikuar gjithmonë 2po2-n si artistin që i ka kënduar me zemër Prishtinës. Edhe në albumin “Testament” nuk mungon “Prishtinali, pjesa e katërt”, këtë herë në bashkëpunim me Ledri Vulën, Vig Poppen dhe Lllunën. Albumi “Testament” tani është i disponueshëm në të gjitha platformat online. Ndërsa projekti “Bla Bla Bla”, i shoqëruar me videoklip, është publikuar në kanalin zyrtar të 2po2 në YouTube, dhe që nga publikimi, si albumi, ashtu edhe kënga, janë pritur shumë mirë nga publiku. Kjo intervistë ishte një tjetër “testament” që 2po2 ia dhuroi publikut. /Klankosova.tv