Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

29 ‘bixhozxhinjtë’ e kapur në Mitrovicë e Vushtrri rrezikojnë paraburgimin

NULL NULL
20.04.2026 09:36

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj 29 personave të arrestuar gjatë një aksioni policor që ka goditur veprimtaritë e dyshuara për bixhoz të paligjshëm dhe skema piramidale.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë, Valon Preteni, i cili ka bërë të ditur se pritet të mbahet seanca për caktimin e masës.

Aksioni ishte zhvilluar në Mitrovicë, Vushtrri, Istog dhe Skenderaj, ku janë kontrolluar rreth 50 lokacione, përfshirë lokale dhe shtëpi private.

 Gjatë kontrolleve janë sekuestruar prova materiale, përfshirë rreth 170 mijë euro para të gatshme, pesë automjete, armë zjarri, si dhe pajisje e materiale të përdorura për aktivitetet e dyshuara të kundërligjshme.

Me vendim të prokurorit kompetent, 29 të dyshuarit ishin dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt./Klankosova.tv

A po e sfidon bixhozi shtetin? Ja dënimet që i presin të arrestuarit nëse shpallen fajtorë

Aksion policor kundër bixhozit të paligjshëm në 50 lokacione – 34 të arrestuar

lajme të ngjashme