Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

26 goditje me kamxhik se bëri seks jashtë martese

NULL NULL
02.02.2017 15:45

Duke e mbuluar fytyrën me dy duar dhe e kërrusur, një grua Indoneziane është detyruar që t’i durojë 26 rrahje me kamxhik si dënim për seks jashtë-martesor, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Gruaja së bashku me një burrë janë akuzuar për seks jashtë kurore dhe janë përballë me dënime të rënda pasi që ligji i Sheriatit e ndalon seksin pa qenë në lidhje martesore.

Përmes fotografive, shihet gruaja e rënë në gjunjë në një skenë publike përballë një xhamie në një province të Indonezisë të quajtur Aceh.

Pa as më të voglin shqetësim në fytyrën e tij, një burrë e përdorë kamxhikun për ta goditur 26 herë gruan nga e cila i ka sytë e tërë turma.

 

 

lajme të ngjashme