23 vjet nga vrasja e piktorit Kadri Kadriu NULL NULL 11.03.2022 09:07 11.03.2022 09:07 Sot mbushen 23 vjet nga vrasja e piktorit të mirënjohur mitrovicas, Kadri Kadriu. Kadri Kadriu gjatë kthimit për në shtëpinë e tij te kullat e famshme me “plis” në lagjen “Kroi i Vitakut”, pas qëndrimit te të afërmit, ai kapet tinëzisht nga forcat paramilitare e makineria serbe dhe vritet mizorisht, ndërsa trupi i tij u gjet në Stan Tërg. Në këtë ditë, vepra e të ndjerit kujtohet nga familjarë, poetë dhe artistë të profileve të ndryshme, si dhe qytetarë të Mitrovicës.