22 prilli, Dita Botërore e Librit NULL NULL 14.04.2016 16:00 14.04.2016 16:00 ARTPOLIS edhe këtë vit do të jetë organizator i shënimit të Ditës Botërore të Librit në Prishtinë. Qëllimi i kësaj dite është promovimi i një dite të tillë si një mjet për festimin dhe edukimin e fëmijëve, të rinjve dhe shoqërisë në përgjithësi nëpërmjet aktiviteteve edukative që do të mbahen përgjatë dy ditëve – 22 dhe 23 Prill. Dita Botërore e Librit mbështet nga: Bashkimi Evropian në Kosovë, Culture for All, Departamentet lokale për Shërbime Publike, Arsim dhe Kulturë në Komunën e Prishtinës si dhe Universiteti i Prishtinës. Aktivitete të ndryshme do të zhvillohen për nder të Ditës Botërore të Librit si: Lexime të hapura në amfiteatrin e sheshit Zahir Pajazitit; Natën e poezisë dhe leximit me artistë, aktivistë të shoqërisë civile e personalitete të ndryshme publike të përcjelluna me muzikë në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës; Punëtori leximi me fëmijët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Fushë Kosovë e poashtu Lexim për fëmijë nga shkrimtarë përgjatë panairit të librit. Po ashtu, në panair do të kenë një vend të veçantë edhe këndet e Ambasadave në Kosovë të cilët do të ofrojnë libra dhe literaturë nga vendet e tyre. Libraritë dhe shtëpitë botuese do të ofrojnë zbritje për shitjen e librave. Gjatë panairit, biblioteka komunale Hivzi Sylejmani do të bëjë regjistrimin e të rinjve pa pagesë. Kjo është agjenda e plotë: 22 Prill – E Premte Panairi i Librit Ora: 11:00 – 17:00 – Lexim për Fëmijë – Lexim i poezive nga shkrimtarët.: Rreze Abdullahu dhe Drenusha Zajmi Ora 11:00 – 13:00 Vendi: Sheshi Zahir Pajaziti – Lexim i hapur për qytetarët Ora 11:00 – 17:00 Vendi: Sheshi Zahir Pajaziti – Punëtori rreth poezisë për komunitetin Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Punëtori dhe Lexim nga: Shpëtim Slemani dhe Ardita Islami Ora: 11:00 – 13:00 Vendi: Fushë Kosovë 23 Prill – E Shtunë – Panairi i Librit Ora: 11:00-18:00. Vendi: Sheshi Zahir Pajaziti – Nata e Poezisë dhe Muzikës Ora: 20:00-22:00 Vendi: Modelariumi i Fakultetit të Arkitekturës