21 vjeçari nga Malisheva vdes në një aksident në Itali NULL NULL 14.11.2024 16:01 14.11.2024 16:01 Foto ilustruese, e përpunuar Një 21 vjeçar nga Malisheva ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksident që ka ndodhur në Itali në mesnatën e së mërkurës. Lidhur me rastin e rëndë kanë shkruar edhe mediat italiane. Gazeta “Corriere del Vento” ka shkruar se Rilind Thaqi, ka mbetur në vend si paosjë e këtij aksidenti. Ai po udhëtonte bashkë edhe me një kushëri të tij, kur ky i fundit po e drejtonte veturën e tipit BMW. Vetura doli nga rruga dhe u përplas me shtyllën nga ana e pasagjerit ku ndodhej tanimë viktima, transmeton Klankosova.tv Të dy po ktheheshin nga Jesolo në zonën e Venedikut.