21-vjeçari fiton 500 mijë dollarë në lotari nga bileta e tij e parë e blerë ndonjëherë NULL NULL 16.02.2024 13:56 16.02.2024 13:56 Një burrë nga Michigan i ShBA-së fitoi çmimin 500 mijë dollarë nga bileta e parë e lotarisë që bleu ndonjëherë. Burri i Qarkut Livingston u tha zyrtarëve të lotarisë se ishte një fillestar i plotë i lotarisë kur bleu biletën e tij gërvishtëse. “Unë kurrë nuk kisha luajtur lotari më parë, por e kam parë nënën time të blejë bileta herë pas here, kështu që vendosa të blej një të tillë teksa isha në dyqan” tha fituesi. “Nuk dija si ta luaja lojën, kështu që mora biletën në shtëpi dhe i kërkova prindërve që të më ndihmonin. Kur zbuluam çmimin prej 500 mijë dollarësh, nuk menduam se ishte i vërtetë”. Burri fatlum shtoi se prindërit e shoqëruan në zyrën e lotarisë. “Kur ata konfirmuan se me të vërtetë ishte bileta fituese, ne ishim në mosbesim. E dija menjëherë se këto para do të ndryshonin jetën time. Ajo që e bën edhe më emocionuese është se sot është ditëlindja ime e 21-të”, tha fituesi. Ai thekosi se disa nga paratë e çmimit do të shkojnë për pagesën e shkollimit dhe studimet jashtë vendit.