20-vjeçari nga Maqedonia e Veriut gjendet i vdekur në një apartament në Sarandë NULL NULL 27.07.2025 16:22 27.07.2025 16:22 Foto nga Policia e Shtetit Një 20-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është gjetur i vdekur në Sarandë, në apartamentin ku po qëndronte për pushime. Sipas policisë, rasti ka ndodhur të shtunën në lagjen nr. 1 të qytetit, transmeton Klankosova.tv. Policia ka bërë të ditur se viktima O. J., është gjetur nga familjarët. Sipas njoftimit, nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se i riu ka vdekur nga shkaqe natyrale, ndërkohë që materialet janë referuar për vlerësim pranë Prokurorisë.