2 mijë e 105 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë NULL NULL 22.04.2021 07:41 22.04.2021 07:41 Dy mijë e 105 është numri i rasteve që kanë përfunduar me fatalitet në Kosovë, si pasojë e COVID-19. Që nga shfaqja e dy rasteve të para më 13 mars të vitit të kaluar e deri më sot, janë regjistruar gjithsejt 102 mijë e 742 raste. Nga koronavirusi i kemi të shëruar 89 mijë e 141 persona. 508 mijë e 333 persona janë testuar si të dyshuar për SARS Cov-2. E numri i raste aktive në vendin tonë arrijnë në 11 mijë e 496. “Numri total i rasteve pozitive është 102.742 raste nga 508.333 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.105 raste të vdekjes.Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 89.141 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.496”.