Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

19 vjeçarja nga Mitrovica ka nevojë për ndihmën tuaj

NULL NULL
17.12.2020 15:31

Nazlije Sherifi, 19 vjeçare nga Mitrovica ka nevojë për ndihmëm tuaj.

Ajo është diagnostifikuar me Glomerusklerozë Fokale Segmentale.

Në pamundësi të sigurimit të shumës për 200 mijë euro që do t’i mundësonin asaj sigurimin e veshkës dhe kryerjen e operacionit për transplantimin e veshkës, familja bën thirrje për mbështetje të njerëzve të vullnetit të mirë.

Këto lloj operacione nuk realizohen në vendin tonë andaj Nazlija duhet ta bëjë këtë në Turqi.

Nga familja është thënë se kanë aplikuar për ndihmë në Ministrinë e Shëndetësisë.

Sipas tyre Ministria i ka ndarë 20 mijë euro.

Njerëzit që kanë mundësi të japin ndihmë mund ta bëjnë nëpërmjet llogarisë bankare:

Raiffeisen Bank, në emër të vëllaut, Ilir Sherifi.

Llogaria: 1503005226061

IBAN: XK05

Swift Code: RBKOXKPRXXX.

Ose kontaktoni numrin e telefonit: 049 221 168.

Lidhur me rastin Klan Kosova ka kontaktuar edhe me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Zyrtarët e Fondit në një përgjigje për Klan Kosovën konfirmojnë se janë ndarë 20 mijë euro për shërimin e Nazlije Sherifit.

“Ju njoftojmë se pacientja znj. Nazlije Sherifi ka aplikuar si rast i rregullt me date 30.06.2020 ne Fondin për Sigurime Shëndetësore. E njëjta, me rastin e aplikimit ka paraqitur dy profatura nga dy institucione te ndryshme ne vlere 28,000.00€ dhe respektivisht 20,000.00USD. Me date 15.07.2020, Bordi Ekzekutiv ka aprovuar shumen financiare prej 20,000.00€ bazuar ne profaturen me te lire ku edhe pacientja ka kërkuar qe ta marr shërbimin e nevojshëm shëndetësor”.

lajme të ngjashme