19-vjeçari shqiptar dënohet me 14 muaj burgim në Angli, iu gjet arsenal armësh NULL NULL 16.11.2024 14:18 16.11.2024 14:18 Foto - Top Channel I riu shqiptar që u kap me një arsenal armësh në makinën e tij, është dënuar nga një gjykatë angleze. Bëhet fjalë për 19-vjeçarin shqiptar, Arbër Axhami, i cili u arrestua në qytetin Doncaster, pas një kontrolli të rastësishëm në automjetin e tij, shkruan Top Channel, transmeton Klankosova.tv. Oficerët ndaluan makinën e Axhamit afër qendrës së qytetit, ku 19-vjeçari pranoi se nuk kishte patentë shoferi ose siguracion për mjetin. Një kontroll në automjet çoi në gjetjen e një municioni armës, përfshirë shigjeta dhe thika. Axhami u arrestua për tre akuza, për mbajtje armësh dhe thikë, si dhe për drejtimin e mjetit pa patentë dhe pa siguracion. I riu shqiptar pranoi të gjitha akuzat në Gjykatën e Magistratëve në Doncaster më 17 tetor, ndërsa këtë javë u dënua me 14 muaj burg në Gjykatën e Kurorës në Sheffield.