Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

19-vjeçari i nënshtrohet një operimi të rrallë në QKUK

NULL NULL
16.11.2023 13:35
QKUK operacioni

Një operacion i rrallë është në Klinikë e Otorinolaringologjisë të Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Intervenimi ka zgjatur mbi tri orë dhe është realizuar nga doktori Arsim Thaçi.

“Pacienti E.D. i moshës 19 vjeçare, ishte me diagnozë Angiofibroma Juvenile (tumor i indit lidhor dhe enëve të gjakut në hundë e pjesët përreth hundës)”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së përcjell Klankosova.tv

Para operacionit, atij i ishin kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme diagnostike, përfshirë Tomografi të Kompjuterizuar(CT) dhe Rezonancë Magnetike ( MRI).

“Një operacion i tillë në institucionet jashtë vendi kushton rreth 15 mijë euro”, thuhet në njoftim.

Bazuar në lejen e lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë, Dr.Arsim Thaqi, do të kryej edhe disa operacione të tjera të komplikuara, me asistim edhe nga mjekët e Klinikës së ORL-së, për të cilët është mundësi e Edukimit Profesional.

lajme të ngjashme