19 të vdekur dhe 27 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut NULL NULL 17.05.2021 16:51 17.05.2021 16:51 Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 19 raste të vdekjes dhe 27 raste mostra kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe janë shëruar 192 pacientë, transmeton KlanKosova.tv. Nga 757 mijë e 794 testime të bëra që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut, 154 mijë e 725 njerëz kanë rezultuar pozitivë, 146 mijë e 42 janë shëruar, 5 mijë e 230 kanë vdekur nga virusi dhe vazhdojnë të mbesin edhe 3 mijë e 452 raste aktive.