18 vjeçarja e kidnapuar pas lindjes, takohet me prindërit NULL NULL 16.01.2017 10:25 16.01.2017 10:25 Vajza 18 vjeçare e cila ishte kidnapuar nga familja e saj në një spital në Florida, më në fund është ribashkuar me prindërit e saj biologjikë, shkruan Metro, transmeton Klan Kosova. Kamiyah Mobley e kishte kaluar tërë jetën e saj nën emrin Alexis Manigo, dhe nuk kishte ide që gruaja që e kishte rritur nuk ishte nëna e saj e vërtetë. Ajo e kishte kuptuar të premten se ishte marrë nga prindërit e saj të vërtetë dhe ishte rritur nga dy prindër tjerë. Tani ajo më në fund i ka takuar prindërit e saj në Karolinën Jugore. Treshja kanë publikuar fotografinë e parë si familje nga një stacion policie të dielën, ku gruaja që e rriti Kamiyah, Gloria Williams, ndodhet në paraburgim.