16 vjet nga shpërthimi i Gërdecit ku humbën jetën 26 persona NULL NULL 15.03.2024 08:13 15.03.2024 08:13 Fshati Gërdec pas shpërthimit tragjik në 2008-ën Sot 16 vjet më parë ndodhi tragjedia e Gërdecit, ku mbetën të vdekur 26 persona dhe 300 të tjerë u plagosën pas shpërthimit që tronditi fshatin në periferi të Tiranës. Qindra shtëpi u dëmtuan nga shpërthimi tronditës në fshatin në periferi të Tiranës, shkruan Klankosova.tv. Ky shpërthim erdhi nga punishtja e demotimit të armëve ku gjykata dënoi me 18 vjet burgim ish-përgjegjësin e fabrikës së armëve dhe ish-drejtorin e MEICO, Ylli Pinari. Ndërkaq me nga 10 vjet burg u dënuar edhe administratori i fabrikës Alba-Demil e Mihal Delijorgji Ngjarja rrëmbeu të gjitha televizionet vendore, por edhe ekranet e shumë kanaleve të huaja.