Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

16 vjeçarja Leonora Sele, artistja premtuese nga Dragashi (FOTO)

NULL NULL
11.04.2019 13:30

16 vjeçarja nga Dragashi, Leonora Sele, është një artiste me perspektivë.

Me lapsin e saj në letër të bardhë ajo shkrinë fytyra të ndryshme të personaliteteve me rëndësi në mesin e të cilëve edhe atë të Nënë Terezës, njofton Klan Kosova.

Artistja që zbuloi talentin e saj qysh në moshë të re, më së shumti preferon të vizatojë portrete.

Ajo nuk u ndal së krijuari që nga zbulimi i talentit qysh në moshën 13 vjeçare.

Një vend të veçantë në punimet e saja kanë edhe ilustrimet që shfaqin problemet sociale në shoqërinë moderne.

Leonorën, e cila ndjek mësimet në shkollën e mesme “Ruzhdi Berisha” në Dragash, në të ardhmen mund ta shihni si autore të ndonjë ekspozite.

klankosova.tv

 

lajme të ngjashme