Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

15 të vrarë në një lokal në Afrikën e Jugut

NULL NULL
10.07.2022 16:05

Policia afrikane kanë bërë të ditur se të paktën 15 persona janë qëlluar për vdekje në një lokal në qytezën Soweto të Afrikës së Jugut.

Ata njoftuan se disa persona të armatosur hynë në tavernën Orlando East në orët e para të mëngjesit dhe filluan të qëllonin ndaj një grupi të rinjësh dhe më pas u larguan nga vendi i ngjarjes me një minibus të bardhë.

Policia bëri të ditur se ende nuk dihen motivet e këtij sulmi, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Një deklaratë për shtyp policia njoftoi se personat e armatosur kishin pasurpushkë dhe pistoleta 9 mm kur hynë në lokal.

Policia është në kërkim të të dyshuarve, identiteti i të cilëve mbetet ende i panjohur.

lajme të ngjashme