140 forma të veshjeve kombëtare NULL NULL 24.06.2015 09:55 24.06.2015 09:55 Shqipëria është një ndër vendet më të pasura për etnografinë. Vetëm veshjet popullore mund të shihen në 140 forma të ndryshme. Format e mrekullueshme të xhubletës, por dhe fustanellat, xhamadani, veshjet e femrave dhe burrave vazhdojnë të shihen sot, si pjesë e një tradite të çmuar, e cila duhet pasuruar në kërkime. Së shpejti një koleksion që do të përfaqësojë këtë pjesë të identitetit kulturor, do të mund të shihet në pavijonin e etnografisë, që pritet t’u bashkohet pavijoneve të tjera të Muzeut Historik Kombëtar në Shqipëri. Tashmë një vizitor që do të hyjë në muze, nuk do të shohë vetëm historinë e Luftës Nacionalçlirimtare, pavijonin e gjenocidit komunist, pavijonin e lashtësisë, mesjetës apo rilindjes kombëtare, por dhe pavijonin e ri të etnografisë. Sipas drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar, Melsi Labi, shumë shpejt ky pavijon do të hapë siparin për vizitorët. “Është një projekt që ka vonuar disi rrugës, që me konkretizimin e idesë për ndërtimin e tij, por tashmë grupet e punës janë në punë e sipër dhe në një moment të afërt do të jetë gati për publikun”, thotë Labi. Do të jetë një vitrinë nga ku do të shihet mirë një pasuri e jashtëzakonshme, siç janë veshjet e traditës. Sipas specialistëve, mozaiku i veshjeve popullore në vendin tonë përbëhet nga mijëra pjesë elementesh, që te veshjet për fëmijë, veshjet për festa, për të punuar, dalje në pazar, sipas zonave të ndryshme krahinore, deri te veshjet e dasmës. Shkrimin e plotë mund ta lexoni këtu: http://gazeta-shqip.com/lajme/2015/06/23/jeleket-e-mendafshte-te-burrave/