14 vjet pas martesës zbulon se mbante fustanin e gabuar (VIDEO) NULL NULL 01.02.2021 09:14 01.02.2021 09:14 Një grua nga Minnesota, e cila e kishte fustanin e saj të dasmës të paketuar për ruajtje 14 vjet më parë, tha se hapi kutinë për t’ia treguar vajzës së saj – dhe zbuloi së ishte fustani i gabuar. Wendie Taylor tha se po shikonte një episode dasme të serisë televizive, Gilmore Girls, me vajzën e saj 12-vjeçare McKayla, kur filloi t’I tregonte vajzës për fustanin e saj të dasmës. “Pas episodit, Mckaya dhe unë po flisnim dhe i thash “realisht ti asnjëherë nuk e ke parë fustanin tim”. Dhe ajo tha “Jo, nuk e kam parë, përveç se në fotografi”, tha Taylor për ËCCO-TV. Ajo u shpreh se kur e hapi kutinë që e pranoi pasi e çoi fustanin e saj në Evans Garmend Restoration, ku punoi gjatë vitit 2006, por u trondit kur pa që fustani brenda nuk ishte i saj. “Është një fustan I bukur. Nuk është I imi”, shtoi ajo. Evans Garment Restoration që nga ajo kohë ka ndryshuar pronësinë dhe instaloi një sistem të ri softuerësh, kështu që punonjësit nuk kanë qenë në gjendje të gjejnë të dhënat që mund të çojnë tek personi tjetër I përfshirë në ngatërrimin e veshjeve. Taylor postoi në Facebook një fotografi të fustanit misterioz dhe atë të fustanit të saj nga dasma, me shpresën për ta gjetur pronaren e fustanit.