Vdesin në aksident dy turistë italianë, lëndohen dy të rinj nga Saranda NULL NULL 24.08.2023 09:06 24.08.2023 09:06 Dy turistë italianë kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Sarandë-Ksamil në Shqipëri. Raportohet se viktimat ishin duke vozitur me një motoçikletë e cila është përplasur me një veturë, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv. Të lënduar në aksident, bëhet e ditur se kanë mbetur edhe 16-vjeçari M. R. dhe 17-vjeçari E. Rr, të dy banues në Sarandë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia dhe ambulanca, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.