Gjuajti me armë jashtë detyrës zyrtare, IPK rekomandon suspendimin e policit NULL NULL 06.07.2025 15:49 06.07.2025 15:49 Inspektorati policor i Kosovës, bazuar në autorizimet ligjore i ka rekomanduar policisë, e përkohshëm ndaj një zyrtari policor të Stacionit Policor Qendra, Drejtoria Rajonale e Policisë Prishtinë. Hetuesit e Inspektoratit, kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore pas pranimit të informacioneve për një incident që ka ndodhur mbrëmë në një fshat të Komunës së Kamenicës ku i përfshirë dyshohet të jetë zyrtari policor. “Nga veprimet hetimore fillestare dyshohet se zyrtari në fjalë ka përdorur armën jashtë detyrës zyrtare duke shtënë me armë për motive të paqarta deri më tani”, thuhet në njoftimin e IPK-së transmeton Klankosova.tv. Prokuroria Themelore në Gjilan është njoftuar për rastin dhe ka autorizuar IPK-në të fillojë procedurat hetimore preliminare lidhur me dyshimin për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” përderisa rasti është duke u zhvilluar në procedurë të rregullt kurse arma është sekuestruar për qëllime të ekzaminimeve të mëtutjeshme. Hetuesit e IPK-së do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime tjera hetimore në koordinim me prokurorinë kompetente drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave lidhur me këtë incident. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 22 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day