11 Shkurti, Dita Ndërkombëtare e Grave dhe Vajzave në Shkencë NULL NULL 11.02.2025 16:50 11.02.2025 16:50 Foto ilustruese / nationaltoday.com 11 Shkurti shënohet si Dita Ndërkombëtare e Grave dhe Vajzave në Shkencë, e cila ka për qëllim të promovojë dhe të nxisë pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës (STEM). Kjo ditë është shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2015 dhe synon të rrisë ndërgjegjësimin për barazinë gjinore në fushën shkencore, duke theksuar kontributin e rëndësishëm që gratë dhe vajzat kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin në shkencë.