10 vjet për një stadium, çka ndodhi?(VIDEO) NULL NULL 28.05.2025 20:20 28.05.2025 20:20 Historisë së stadiumit të Gjilanit duket se po i vie fundi, kështu paralajmëroj më 13 maj kryetari kësaj komune. Alban Hyseni njoftoj që Organi Shqyrtues i Prokurimit ka refuzuar ankesat e operatorëve ekonomik dhe se punimet duhet të nisnin tashmë. Ai në postimin në rrjetin social Facebook tregoi që ky stadium tani nuk do jetë siç ishte planifikuar në fillim. Ai do të jetë krejtësisht i mbuluar dhe jo vetëm në pjesën qendrore. Përveç kritikave të prolongimit të punimeve prej 8 vitesh, kritika mori së fundmi edhe për pamjen e tij ngase nga gjithë stadiumet tjera të planifikuara për lojërat mesdhetare në vitin 2030 ku Kosova është organizatore ishte më pak modern. Këtyre zërave iu bashkëngjit edhe Valon Zymberi drejtori sportive i KF Drita. Ai shtoi që përveç prolongimit të ndërtimit, plani tij ngjan me shumë me një stacion autobusash. Kjo duket se i hyri në vesh edhe Alban Hysenit, që mbase kërkoi ndryshimin e projektit të tij, ku edhe në postimin e shpërndarë ku njofton se pritet të fillojnë punimet, la edhe një koment si njoftim se stadium do jetë i mbuluar. Por si ishte historia e prokurimit të ndërtimit të stadiumit të qytetit në Gjilan? Ky projekt, i cili në letër ka nisur qysh në vitin 2017, është përballur ndër vite me vonesa, pezullime e anulime tenderësh. Vlera e parashikuar e kontratës ishte 15 milionë euro. Por përtej shifrave punimet nuk mbaruan prej asaj kohe. Procesi tenderues është bllokuar më herët disa herë. Në një rast, Organi Shqyrtues i Prokurimit e anuloi procedurën që në start, duke e cilësuar diskriminuese për operatorët ekonomik. Dyshime për favorizime dhe vendime të përsëritura të OShP-së e kanë bërë që tenderi të dështojë. Në shtator të vitit 2023, ministri Hajrulla Çeku premtonte se projekti tashmë ishte gati dhe buxheti ishte siguruar. Aty ishte nënshkruar edhe një memorandum bashkëpunimi mes Komunës së Gjilanit dhe Ministrisë së Sportit. Prapë nuk përfunduan procedurat. Në mars të vitit 2024 i gjithë procesi ishte kthyer në ritenderim nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik. Tre muaj më vonë saktësisht më 6 qershor 2024 pezullohet procesi prokurimit të stadiumit. Agonia dukej që s’po mbaronte nga ankesat e operatorëve ekonomik.