Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

10 të drejta që gratë amerikane i fituan që kur fituan të drejtën e votës

NULL NULL
07.11.2016 17:00

Për herë të parë në SHBA një grua është shumë afër pozitës së Presidentes së vendit.

Hillary Clinton, është gruaja që pritet të fitojë kundër kandidatit republikan, Donald Trump.

Tani jemi në vitin 2016, por jo shumë vjet më parë gratë nuk kishin as të drejtën e votës, transmeton Klan Kosova.

Më 18 gusht të vitit 1920, amendamentin i 18-të  u ratifikua kështu duke ia mundësuar grave të bardha të drejtën e votës. Gratë me ngjyrë nuk kishin të drejtë vote deri në vitin 1960.

Që nga ajo kohë, gratë kanë luftuar për të drejtën për abort, ose për tu martuar me personin që dashurojnë.

Progres i madh është arritur që kur gratë kanë të drejtën për të votuar.

Më poshtë mund t’i lexoni disa nga arritjet për të drejtat e grave që kur ato fituan të drejtën e votës në SHBA.

  1. Në vitin 1922 gratë fituan të drejtën që të martohen me një të huaj dhe ta mbajnë shtetësinë e tyre
  2. 1960 – Gratë më në fund fituan të drejtën për të blerë kontraceptiv
  3. 1968 – Fituan të drejtën që të jenë të kenë qasje të barabartë në punë
  4. 1973 – Gratë më në fund mund ta kryenin abortin në mënyrë legale
  5. 1974 –Fituan të drejtën që të kenë një kredit kartelë me emrin e tyre
  6. 1985 – Gratë mund të divorcoheshin nga burrat e tyre për shkak të dallimeve
  7. 1986 – Më në fund gratë mund të kërkonin dëmshpërblim për ngacmime seksuale në punë
  8. 1993 –Përdhunimi martesor u bë ilegal në 50 shtete
  9. 2009 – Gratë mund të ankoheshin për diskriminim në pagë
  10. 2013 – Gratë mund të luftonin në vijën e parë të frontit
lajme të ngjashme