10 mijë ankesa nga të pa përfshirët NULL NULL 04.05.2015 08:00 04.05.2015 08:00 Komisioni për verifikimin e statusit të veteranëve dhe kategorive tjera, deri më tani ka pranuar 10 mijë ankesa. Udhëheqësi i sekretariatit të këtij komisioni, Faik Fazliu, thotë se gjithçka përfundon brenda muajit qershor. Komisioni qeveritar për njohje dhe verifikimin e statusit të veteranëve, invalidëve, pjesëtarëve dhe të internuarve të UÇK-së ka pranuar më shumë se 10 mijë ankesa deri më tani, për verifikimin e listave fillestare nga të gjitha zonat operative të UÇK-së. Kështu ka njoftuar për gazetën Epoka e re, Faik Fazliu, udhëheqësi i sekretariatit të këtij komisioni. Ai po ashtu, ka bërë të ditur se brenda kësaj jave përfundon afati për ankesa, dhe nëse gjithçka merr sipas planit, atëherë listat përfundimtare e pa gabime do të dalin në muajin qershor. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 22 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day