1 milion euro për kamerat e sigurisë, s’dihet ku vendosen (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Sinani 02.09.2022 20:25 nga Qendresa Sinani 02.09.2022 20:25 Komuna e Prishtinës do të vendos kamera të sigurisë në çdo hapësirë publike në kryeqytet. Ato do të monitorohen 24/7 nga Policia e Kosovës. Kjo falë një marrëveshje të arritur mes të dyja palëve. Projekti i qeverisjes lokale u pëlqye nga qytetarët që thanë se kështu është më e lehtë zgjidhja e rasteve të krimit por edhe thyerjet e tjera të rregullave, derisa ka edhe të tjerë që thonë se një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë meqë thyhet privatësia.