Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

1-1: Kosova me dy ndryshime në formacion nis pjesën e dytë kundër Islandës

NULL NULL
20.03.2025 21:51

Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes së vlefshme për ngritje në Ligën B të Ligës së Kombeve, mes Kosovës dhe Islandës.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë 1-1.

Kosova pati tetë tentime në drejtim të portës, por vetëm dy në kuadrat, kurse Islanda tentoi 5 herë, por cakun e goditi dy herë.

Kosova e nisi pjesën e dytë me dy ndryshime, duke inkuadruar Emir Sahitin dhe Vesel Demakun.

Nga loja dolën Valon Berisha dhe Donat Rrudhani. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme