Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vuçiq: Në Kosovë futem edhe pa leje të Prishtinës, por nuk dua

NULL NULL
19.03.2017 17:31

Kandidati presidencial i koalicionit qeverisës në Serbi, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se dëshira e tij është që ta vizitojë Kosovën gjatë fushatës zgjedhore dhe se këtë do të mund ta bënte edhe pa marrë leje nga autoritetet në Prishtinë, porse nuk do të bëjë një gjë të tillë, sepse “nuk ka kuptim dhe nuk dëshiroj të shkaktojë probleme për serbët që jetojnë në Kosovë”, shkruan agjencia e lajmeve serbe Beta, njofton Klan Kosova.

Vuçiq këto deklarime i ka bërë në përurimin e stadiumit të Novi Pazarit, ku u tha gazetarëve se “mund të hyjnë në Kosovë përmes vendkalimeve alternative”.

Duke folur për dialogun me Prishtinën, Vuçiq shtoi se Beogradi dëshiron që procesi të vazhdojë.

Ai gjithashtu tha se ai nuk e kupton se pse Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, insiston aq shumë në formimin “e të ashtuquajturës ushtri”.

klankosova.tv

 

lajme të ngjashme