Vrasje në Deçan, arrestohet dorasi NULL NULL 23.09.2018 13:59 23.09.2018 13:59 Sot në mesditë ka ndërruar jetë një burrë nga Deçani si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri. Policia rajonale e Pejës ka konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Pejës, njofton Klan Kosova. “Rreth orës 11:10am, ka pasur të shtëna me armë zjarri, si pasojë ka marrë plagë të rënda një person. I njëjti është dërguar pa shenja jetë në spitalin e Pejës”, ka thënë për Klan Kosova, zëdhënësi për informim nga zyra e Policisë se Pejës, Driton Rugova. “Ndërsa, personi i dyshuar është arrestuar nga policia”, ka shtuar ai. klankosova.tv