Vranjevci bëhet me ndriçim dhe semaforë NULL NULL 29.08.2016 23:29 29.08.2016 23:29 Komuna e Prishtinës ka investuar me anë të një projekti në lagjen e Vranjevcit dhe nga tash e tutje kjo lagje është bërë me ndriçim dhe me semaforë. Gent Begolli, drejtor për Shërbime Publike në Komunën e Prishtinës, ka treguar për Ora e Fundit në Klan Kosova se kanë në plan edhe projekte të tjera që do të përmirësonin komunikacionin në Prishtinë dhe sigurinë në trafik. “Komuna e Prishtinës e ka bërë një investim në këtë pjesë. Përpos projekti i Semaforëve janë vendosur edhe pllaka ndriçuese dhe besoj se do të hyjë në funksion të qytetarëve”, ka pohuar Begolli. “Janë vendosur katër semaforë ndërsa janë vendosur edhe panele ndriçuese”. Arsye për këtë investim, sipas Begollit ka qenë edhe siguria në këtë pjesë. “Siguria nuk ka qenë në nivel dhe ka 16 vjet që nuk ka semaforë”. “Jemi duke bërë riorganizim të trafikut dhe besoj se Prishtina do të funksionojë shumë më mirë”. klankosova.tv