u3_ramizi2
22:40, 11 Janar 2017

Shkrimtari, publicisti e doajeni i gazetarisë, Ramiz Kelmendi ka vdekur në moshën 86 vjeçare.

“Me pikëllim të thellë e zemër të thyer, të dashur familjarë, miq e dashamirë, ju njoftoj se sonte u nda nga jeta axha im, që e kisha shumë më shumë se axhë, Ramiz Kelmendi, në moshën 86-vjeçare.
Për detaje të ceremonive mortore ju njoftojmë ndërkohë… “, ka shkruar nipi i tij, gazetari Adriatik Kelmendi në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.

Ramiz Kelmendi  llogaritet si një prej figurave kryesore të letërsisë shqipe. Ai i ka  dhënë letërsisë shqipe një numër të madh veprash letrare, si vëllimi me tregime “Ahmet Koshutani”, romanin “Shtatë persona ndjekin autorin”, librin “Letrat nga Ulqini” e shumë të tjera.

Interesante