Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdekja e dy të rinjve në aksident – edhe Vetëvendosje anulon tubimet

NULL NULL
27.09.2017 10:56
vetevendosje

Lëvizja Vetëvendosje ka anuluar tubimin zgjedhor të paraparë për sot në komunën e Drenasi për shkak të vdekjes së dy të rinjve në një aksident trafiku që ndodhi mbrëmë në Komoran.

Lajmin për anulimin e këtij aktiviteti e ka bërë të ditur kandidati i kësaj partie për kryetar të Drenasit, Shemsi Elezi në një postim në Facebook.

“Me ndodhjen e rastit tragjik të humbjes së jetëve të dy të rinjëve Fatbardh Nika dhe Driton Bucolli, u shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes Nika dhe Bucolli.
“Në këto momente të vështira për këto familje bashkëndjejm dhimbjen për humbjen e jetës së më të dashurëve të tyre.Zoti ua lehtësoftë dhimbjen familjarëve.Në nderim të tyre ne pezullojmë aktivitetet tona të planifikuara për sot”, ka shkruar ai.

Pos Vetëvendosjes, tubime zgjedhore në këtë qytet nuk do të mbajnë as: PDK, LDK e Nisma.

 

lajme të ngjashme