Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Thaçi: Kancelarja Merkel do të jetë ndihmuese për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi

NULL NULL
12.11.2018 22:20

Presidenti i vendit, në Zona B të Klan Kosovës ka folur për takimin e tij në Paris me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

“Ne nuk kemi biseduar për zhvillimet e brendshme në Kosovë e as në Gjermani. Në takimin që kam zhvilluar me Merkel, flas edhe para disa muajsh në Berlin, por edhe të shtunën mbrëma kemi diskutuar për dialogun, negociatat dhe mundësinë e arritjes së marrëveshjes”.

“Mund të them hapur se pas kësaj bisede që kemi zhvilluar, konkludoj, atë që tha kancelarja Merkel, ajo do të jetë ndihmuese për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi, një marrëveshje gjithëpërfshirëse”.

“Ne kemi biseduar për zhvillimet në rajon, e kam informuar kancelaren Merkel se vendet e rajonit e mbështesin mundësinë e arritjes së një marrëveshje paqësore”.

“E kam informuar për takimet me presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq dhe mbështetjen e Malit të Zi për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë si dhe për takimet me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev dhe mbështetjen që edhe ky shtet fqinj i jep dialogut dhe mundësisë së arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Definitivisht është krijuar një ambient i përshtatshëm dhe i favorshëm për arritjen definitive të marrëveshjes Kosovë-Serbi, me mbështetjen unike ndërkombëtare dhe një pritje komode të këtij rezultati edhe prej vendeve fqinje, apo një pritje të qetë nga vendet fqinje, pa ndonjë shqetësim ose frikë”.

lajme të ngjashme