Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Thaçi: Erdogan më premtoi që do të ndihmojë Kosovën në anëtarësimin në INTERPOL

NULL NULL
12.11.2018 22:07

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se në shënimin e 100 vjetorit të Luftës së Parë Botërore është takuar me shumë udhëheqës botërorë, përfshirë edhe atë turk, Recep Tayyip Erdogan me të cilin ka folur për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

“Është jetike për Kosovë anëtarësimi në INTERPOL, nuk është çështje politike është çështje e sigurisë. Ne dëshirojmë t’i kontribuojmë sigurisë globale dhe të inkuadrohemi në të. Ne nuk jemi padrejtësisht në këtë organizatë”.

Thaçi ka thënë në Zona B në Klan Kosova se Erdoganit i ka dhënë një listë të shteteve që Turqia të lobojë për këtë çështje.

“Ne jemi takuar me Erdoganin, ja kemi dërguar një listë me 17 shtete që ato vende t’i amortizojë të na ndihmojnë të votojnë pro anëtarësimit të Kosovës. Është zotim i tij që të ndihmojë dhe të angazhohet maksimalisht në këtë çështje, për këtë e falënderoj”.

“Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është duke e bërë punën e tij. Duhet një ekip e ngushtë dhe efektive që i di çështjet, sa më pak të ketë politikë aq më efektiv mund të jetë kërkesa për anëtarësim në INTERPOL. Nuk është e lehtë por gjasat janë reale”.

“Nuk ka qenë vetëm Erdogani që kam folur për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL por me të gjithë ata që kam takuar”.

“Kjo është në interesin e të gjithëve. Nuk e di pse Serbia bën zhurmë kaq të madhe, ajo mendon që është një zhvillim i madh për Kosovën, por kjo është në të mirën e të gjithëve”.

lajme të ngjashme