Thaçi do të shpallë datën e zgjedhjeve lokale ditëve në vijim NULL NULL 21.06.2017 09:27 21.06.2017 09:27 Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka mbledhur përfaqësuesit e subjekteve politike në një takim konsultativ për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale në vend. Thaçi ka thënë se për caktimin e datës së këtyre zgjedhjeve duhet të merren parasysh të gjithë faktorët, njofton Klan Kosova. “Jemi brenda afateve ligjore për të caktuar datën e zgjedhjeve lokale, në përcaktimin e datës duhet të marrim parasysh të gjithë faktorët që ndikojnë në mbarëvajtjen e përgjithshme të tyre”. “KQZ është shprehur e gatshme të organizojë zgjedhjet dhe të sigurojë mbarëvajtjen e tyre”. Presidenti ka thënë se do të shpallë ditëve në vijim datën e zgjedhjeve lokale, duke thënë se Kosova duhet të tregojë edhe njëherë se di të organizojë zgjedhje të mira. “Në ditët në vijim do të shpallë datën e zgjedhjeve, duke marrë parasysh edhe propozimet tuaja”. “Ne si Kosovë kemi instaluar traditën e zgjedhjeve të lira, këtë e dëshmuam edhe në zgjedhjet e 11 qershorit. Edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale duhet të dëshmojmë këtë”.