Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Të shtëna me armë në hyrje të Lezhës, një i plagosur

NULL NULL
30.08.2016 22:40

Një person ka mbetur i plagosur gjatë një atentati të ndodhur në hyrje të Lezhës.

I plagosuri është dërguar në spital dhe bëhet me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur te vendi i quajtur “Rrotondo”, ku i plagosur ka mbetur Tonin Kola, 35 vjeç, banues në Shkodër.

Policia ka ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorëve e ndërkohë janë shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje.

Mesohet se ngjarja ndodhi pranë një kazinoje dhe duket se ka ardhur pas një sherri të momentit, bëhet e ditur nga Policia./Albeu.co

lajme të ngjashme