Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Të shtëna në oborr të shkollës

NULL NULL
12.05.2015 13:34
Dy persona kanë shtënë me armë zjarri brenda oborrit të shkollës “Hilmi Rakovica” në Prishtinë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së hënës.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë për Klan Kosovën se bëhet fjalë për dy persona, ku njëri prej tyre ka shtënë një herë me armë zjarri në drejtim të tokës.

Hoxha bëri me dije se ky incident nuk ka të bëjë asgjë me nxënësit e kësaj shkolle.

“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e policisë së krim-teknikës për t’u marrë me rastin. Ndërkaq, dy të dyshuarit e përfshirë në të kanë ikur në drejtim të rrugës “Kukësi”,tha ai.

Policia po merret me hetimin e rastit si dhe identifikimin e të dyshuarve./Klan Kosova.

 

lajme të ngjashme