Taksa 100% ndaj Serbisë, nis takimi mes Kosnett, Veselit e Haradinajt NULL NULL 22.01.2019 12:01 22.01.2019 12:01 Ka nisur takimi mes Ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett dhe Kryeministrit Ramush Haradinaj i thirrur nga Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli. Temë diskutimi në këtë takim mes Kosnett, Veselit e Haradinajt është çështja e taksës 100% dhe kërkesa amerikane për tërheqje të këtij vendimi për t’i dhënë shans vazhdimit të dialogut Kosovë- Serbi, njofton Klan Kosova.