0:07, 12 Janar 2017

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj e ka përshkruar si veprimtarinë e dikurshëm të këtij subjekti, Enver Malokun si vigan të madh të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Maloku është përkujtuar këtë të mërkurë në 18 vjetorin e vrasjes së tij, njofton Klan Kosova.

“Enver Maloku ka qenë një mik, kemi punuar bashkë. Mund të them se ka qenë një ndër figurat më të mëdha të lëvizjes sonë për pavarësi”.

“Ai ka punuar në Qendrën Informative të Kosovës, agjencitë botërore të lajmeve kanë cituar këtë për lajmet që janë distribuuar. Ai ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për pavarësinë e vendit tonë”, ka pohuar Salihaj në Ora e Fundit.

“Është një vigan i madh i lirisë dhe pavarësisë. Ai meriton jo vetëm që të shpallet hero por ta ketë një përmendore në qendër të Prishtinës”, ka thënë Salihaj.

Interesante