Rrahu keq veten – Akuzon ish të fejuarin për dhunë (VIDEO) NULL NULL 29.08.2016 23:01 29.08.2016 23:01 Milioneri Scott Mitchell ka publikuar një video në të cilën ish e fejuara e tij rreh veten, pasi pohoi se ai abuzonte me të. Biznesmeni nga Tampa Bay, Florida e akuzoi Mary Hunt se vodhi 2.1 milionë dollarë nga kasaforta në vilën e tij pasi u ndanë verën e kaluar. Më pas ajo pohoi se Mitchell kishte ushtruar dhunë ndaj saj, teksa tregoi sy të nxirë dhe gërvishtje. Por klipi vërteton se “plagët” ishin të vetë-shkaktuara. Sipas FOX13, ish e fejuara e milionerit e goditi veten në të njëjtën zonë të fytyrës ku tha se Scott e kishte sulmuar, shkruan Ora, përcjellë Klan Kosova. https://www.youtube.com/watch?v=bdu3K1Dy0pQ