Qela: Të gjitha shtetet e ish-Jugosllavisë janë ndarë me kadastër NULL NULL 29.08.2016 21:44 29.08.2016 21:44 Gjeografi Tomor Qela ka thënë në Zona B të Klan Kosovës se të gjitha shtetet e ish-Jugosllavisë janë ndarë me argumentin e kadastrës dhe nuk është e vërtetë ajo që thonë ekspertët që e kundërshtojnë Demarkacionin, se Kosova është rasti i parë që e përdorë këtë element në vendosjen e kufirit me Malin e Zi. “Gjatë hulumtimeve i kemi bërë të gjitha matjet në bazë të marrëveshjeve me të gjitha shtetet. Argumenti kadastral i përdorur është një kriter adekuat i cili është përdor në të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë, dhe kjo metodë nuk e cenon asnjë metër të territorit të Kosovës”, ka thënë Qela. Qela pohon se ka pasur devijime në debatin e tre gushtit nga ana e ekspertëve që e kundërshtojnë Demarkacionin. “Harta të cilën e kanë prezantuar me 3 gusht, është keqkuptuar dhe devijuar nga baza themelore e saj. Mali i Zi e ka publikuar atë hartë me tregu se cila zonë është e mbuluar me kadastër teknik e cila me kadastër përshkrues. Gjenerata jonë e ka obligim ta zyrtarizojë juridiksionin e Pavarësisë së Kosovës. Mali i Zi e ka kadastrin përshkrues në të gjitha zona”. “Në kohën qe ne jetojmë, ka shumë mundësi që këto prona, këto zona të jenë hipoteka në banka. E kjo mund të krijojë probleme shumë të mëdha. Nëse ne e futim edhe Liqenin në këtë vijë kufitare, atëherë do të ndryshojë e gjithë zona e Kuçishtës”. Sipas Qelës ekspertët kundërshtues nuk kanë konsistencë në mendimet dhe argumentet e tyre. “Nuk kanë vazhdimësi të mendimit. Momenti që ne kemi argumentuar përmes dokumenteve zyrtare, grupi e pa që ka rrëshqit në çështjen e sipërfaqes”. Qela ka thënë se nëse qytetarët kanë pronë atje, duhet ta argumentojnë me dokumente poseduese zyrtare, e nëse nuk kanë “pse po i involvojnë qytetarët e Kosovës”. “Nëse Harta e flamurit është deformuar si pasojë e shkallës së madhe të hartës. Si është e mundur që ne të flasim për 82 km të territorit të Kosovës, e të mos argumentojnë në të dhëna të tjera. Po nisemi prej faktit të asaj që ne kemi mësuar. Nëse ne themi që territori i Kosovës po humbet për shkak të një harte të flamurit, kjo është një anomali”. “Unë kam ngrit një çështje shumë të rëndësishme. Si është e mundur që profesorë që ligjërojnë në statistika të tilla, të dalin e të thonë se këto statistika nuk janë relevante? A do të thotë kjo që profesorët nuk po i mësojnë siç duhet studentët e tyre? Si është e mundur që një profesor universiteti ta degradojë veten në këtë nivel? Kush jemi ne si individë ta përcaktojmë kufirin, nëse ne nuk jemi të dekretuar nga Parlamenti për një gjë të tillë?”, ka pyetur Qela “Por, ne nuk duhet t’i nënçmojmë ekspertët, ne duhet të kërkojmë nga ta argumentim dhe ballafaqim të argumentit. Nëse nuk dëshirojnë deputetët t’i besojnë komisionit shtetëror në këtë aspekt, është shumë e thjeshtë le të shkojnë në kadastër të Malit të Zi dhe të kërkojnë dokumente legjitime që tregon për statistikat e territorit të asaj pjese”. klankosova.tv