Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia: Tre të lënduar nga grabitja në Shillovë, njëri me armë

NULL NULL
21.07.2016 17:30

Tre persona kanë mbetur të lënduar njëri prej tyre i plagosur me armë zjarri nga një grabitje e cila ndodhi  në mesditën e së enjtes në Shillovë të Gjilanit.

Lajmin e ka konfirmuar për klankosova.tv,  Zëdhëndësi i policisë rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se ngjarja ndodhi në këmbimoren ‘’Puls Oil’’pasi që janë informuar se aty ka ndodhur përleshje.

‘’Po ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në fshatin Shillovë, pasi policia ka dal në vendin e ngjarjes ku kishte ndodhur grabitja, ka gjetur një armë zjarri. Si pasojë e përleshjeve tre persona kanë pësuar lëndime njëri prej tyre është plagosur rëndë në këmbë me armë zjarri por që janë duke u trajtuar në spital.’’, tha Hashani, njofton Klan Kosova.

Sipas raportimeve të policisë, bëhet e ditur që një person është arrestuar, por që tjetri ende është në arrati.

‘’Policia njofton se njëri nga të dyshuarit është arrestuar por njëri nga ta i cili ishte i njohur për policinë e Kosovës është arratisur me një motoçikletë’’.

Hashani konfirmoi që pas arratisjes motoçikleta është gjetur pas disa minutash por që i dyshuari ende jo, njofton Klan Kosova.

lajme të ngjashme