Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Njeriu që u shndërrua në “pemë”

NULL NULL
30.01.2016 18:55

Një njeri nga Bangladeshi ndryshe i quajtur si “njeri-pemë”  është shtrirë në spital, për shkak të lythave që rriten në duar dhe në këmbët e tij.

Abul Bajandar nga qyteti Khulna në Bangladesh, që shtatë vjet  vuan nga një sëmundje e quajtur “Epidermodysplasia Verruciformis” – që është një çrregullim i rrallë i lëkurës, transmeton Klan Kosova.

Doktorët nga spitali Dhaka Medical Colelge, për shëndetin e tij kanë formuar një bord mjekësor të ekpertëve.

Ky nuk është rasti i parë në botë, kur një njeri ka një çrregullim të tillë në lëkurë.

Sipas medieve lokale, “njeriu-pemë” Dede Koswara nga Indonezia ka ndërruar jetë sot, mirëpo sipas tyre deformimi i lëkurës nuk ishte shkaku i vdekjes së tij.

Bota u njoh me Koswara në vitin 2008, kur Discovery Channel publikoi gjendjen e tij.

Në storien e përgatitur nga ky televizon, Koswara, ishte kthyer në shtëpi pas një operacioni ku mjekët i’a kishin larguar gjashtë kilogramë lythe nga trupi i tij.

Një mjek amerikan më herët kishte thënë se këto lytha ishin si rezultat i virusit “Human Pappiloma Virus (HPV)”.

Ai për herë të parë i kishte vënë re lythat pasi kishte prerë gjurin kur ishte adoleshent.

Ishte pikërisht gjendja e tij që e la pa punë dhe të gjithë fqinjët e kishin shmangur pasi kishin parë se si dukej.

Në atë kohë mjekët thonin që nëse ai do të dukej si gjithë njerëzit e tjerë atëherë do i duhet t’i nënshtrohet dy operacioneve në vit.

Më herët, Koswara, që të mbijetonte ishte detyruar që të i’u bashkohet një cirku në Bandung.

Mirëpo kur rasti i tij ishte publikuar në Discovery Channel, shumë persona kishin filluar të jepnin donacione në mënyrë që ai të fillonte mjekimin.

Kujdes pamjet janë të rënda

njeriu2

njeriu3

njeriu4

lajme të ngjashme