Ngrihet diga në liqenin e Velesit NULL NULL 11.01.2017 23:08 11.01.2017 23:08 Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-11 20:26:34Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com Temperaturat e ulëta kanë shkaktuar një ndodhi të pazakontë në qytetin e Velesit, më saktësisht në liqenin artificial që ndodhet disa kilometra më larg. Diga e liqenit është mbuluar me akull për shkak se uji që rrjedh mbi të ka ngrirë. Kjo situatë ka shkaktuar shqetësim te banorët të cilëtmendojnë se akulli mund të dëmtojë strukturën e betonit të digës dhe të paraqitet përmbytje në momentin e shkrirjes. Por autoritetet qetësojnë, duke thënë se diga nuk do të dëmtohet dhe se situata të tilla janë parashikuar qysh kur është ndërtuar diga e liqenit artificial në vitin 1963, shkruan Zhurnal.mk. Përllogaritjet janë se në liqenin e Velesit janë akumuluar rreth 12 milionë metër kub ujë në një sipërfaqe prej 60 hektarësh.