Mustafa në shtëpinë e Ramiz Kelmendit për Demarkacionin? NULL NULL 29.08.2016 22:40 29.08.2016 22:40 Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, mund t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së deputetit, Ramiz Kelmendi, për të marrë pjesë në një takim të liderëve politikë, që të bisedohet për Demarkacionin, në shtëpinë e Kelmendit. Ndonëse ende nuk është thënë asgjë zyrtarisht, Kelmendi ka deklaruar për KALLXO.com, se ka marrë përgjigje pozitive nga Mustafa, kur pa biseduar privatisht me të. “Përgjigja e tij(Kryeministrit) ishte një po, por meqenëse ishte një kohë e vonshme e këtij takimi mbet që gjatë ditës së nesërme të informohet mbi agjendën që ka Kryeministri dhe sigurisht që do konsultohet me partnerin e koalicionit në mënyrë që kjo të shkojë si komplet,” ka deklaruar Kelmendi. Ndërsa Mustafa ka thënë, po për KALLXO.com se është i interesuar të marrë pjesë nëpër takime ku ulen tensionet e krijuara. “Tash jam i interesuar të marr pjesë në çdo takim i cili do t’i kontribuonte që ne t’i ulim tensionet”. Përveç Mustafës që ende nuk është i sigurt, Kelmendit pozitivisht i janë përgjigjur, liderët nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën. klankosova.tv