Mou: Merituam humbjen NULL NULL 03.11.2016 22:55 03.11.2016 22:55 Jose Mourinho ka deklaruar pas përfundimit të ndeshjes kundër Fenerbahce se e merituan humbjen që pësuan 2:1. “Një ekip që pëson gol pas dy minutash tregon se nuk është gati për atë sfidë, si mentalisht, tregon që mungon koncentrimi dhe fokusimi.” “Ata e merituan fitoren sepse po luanin sikur në finale të Champions League, kurse ne po luanim sikur në ndeshjet përgatitore të verës”, ka thënë Mourinho pas ndeshjes. Humbja e pësuar në Turqi, është e pesta për Manchester United këtë edicion, transmeton Klan Kosova.