Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mjekët ndihmojnë gorillën ta sjellë në jetë fëmijën (FOTO)

NULL NULL
07.06.2017 08:49

Një gorilla në një kopsht zoologjik të Filadelfias  ka lindur një fëmijë të shëndetshëm pas një pune të vështirë që kërkoi teknika mjekësore që përdoren zakonisht tek  lindjet e njerëzve.

Një kujdestar i kopshtit e vërejti se 17 vjeçarja Kira ishte gati për të lindur të enjten e kaluar, edhe pse lindjet e gorillave janë të shpejta, ajo që nga dita e premte nuk kishte arritur të lindte dhe s `dukej mirë me shëndet, transmeton Klan Kosova.

Të shqetësuar për shëndetin e Kiras dhe fëmijës së saj, kopshti zoologjik solli një ekip të përbërë nga dy veterinerë dhe mjekë të  mësuar me trajtimin e njerëzve – me rezultate të pabesueshme.

Ekipi përfshinte një gjinekolog,  kirurgë dhe anesteziologë.

Pas një orë-dhe-a-gjysmë, ekipi arriti që me sukses ta kryejë lindjen e një gorilla mashkull duke përdorur pincë dhe një epiziotomi, një procedurë për të ndihmuar lindjen, raporton Daily Mail, transmeton Klan Kosova

 

lajme të ngjashme