Mitrovicë: Të shtëna në një lokal, një i arrestuar NULL NULL 03.05.2016 11:44 03.05.2016 11:44 Është arrestuar një person në Mitrovicë, pasi që i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në lokalin e një personi tjetër, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Policia njofton se nga i dyshuari është konfiskuar një revole e tipit M-57 dhe katër gëzhoja të kalibrit 7.62 mm. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt, transmeton Klan Kosova.